RRETH NESH
Një shkollë, tri nivele, një rrugë
“Irfan Ngjeqari” është kompleks arsimor jopublik në Lagjen Kombinat, Berat. Kopshti, shkolla 9-vjeçare dhe Gjimnazi janë në të njëjtin kampus, që fëmija të rritet nga klasa e parë deri te Matura në të njëjtin vend.
Motoja jonë e thotë qartë: Ne ia dolëm! A mundesh ti?! Çdo vit Gjimnazi publikon rezultatet e veta, dhe katër vite rresht çdo maturant ka vazhduar në universitet.
Që nga viti 2000, si shkolla e parë jopublike në qarkun e Beratit, këtu çdo fëmijë gjen mësim të qartë, studim me mësuesin pranë dhe një ditë të plotë në shkollë.
VLERAT TONA
Dituri, punë, disiplinë, sukses
-
Dituri
Mësim i qartë çdo ditë, që i jep nxënësit baza të forta për çdo hap tjetër.
-
Punë
Studim i rregullt në klasë dhe pas mësimit, me mësuesin pranë.
-
Disiplinë
Rregull, respekt dhe përgjegjësi, që mësimi të ndodhë me qetësi.
-
Sukses
Rezultate që maten: Matura, olimpiada dhe universiteti.
NË SHIFRA
Rezultate që flasin vetë
- e maturantëve në universitet, 4 vite rresht
- 100%
- mesatarja më e lartë e Maturës (2022–2023)
- 9.06
- fitues në olimpiadat e ZVAP (2021–2025)
- 35
- maturantë të pranuar në mjekësi (2021–2025)
- 31
SHËRBIMET
Një ditë e plotë në shkollë
Gjithçka që i duhet familjes, në të njëjtin vend: mësim, studim, vakte, sport dhe transport.
-
Ditë e plotë
Shkolla është e hapur nga e hëna në të premte, 07:30–17:00.
-
Studim dhe vakte
Pas mësimit nxënësit studiojnë me mësues dhe hanë në mensën e shkollës.
-
Transport
Transport për të gjithë nxënësit. Pyetni sekretarinë për linjat dhe oraret.
-
Pishinë
Not dhe lojë në pishinë gjatë verës dhe në kampet verore.
-
Kampe verore
Lojë, sport dhe krijimtari gjatë pushimeve të verës.
-
Ekskursione
Udhëtime edukative brenda dhe jashtë vendit.
NJË SHKOLLË
Tri nivele shkollimi
Kopsht
Vitet e para të mësimit, me lojë, gjuhë, muzikë dhe kujdes për çdo fëmijë.
Shiko nivelin9-vjeçare
Arsimi bazë nga klasa I deri në klasën IX, me teknologji, gjuhë të huaja dhe studim pas mësimit.
Shiko nivelinGjimnaz
Klasat X–XII dhe përgatitja për Maturën, me 100% të maturantëve në universitet katër vite rresht.
Shiko nivelinHISTORIKU
Që nga 11 janari i vitit 2000
Shkolla “Irfan Ngjeqari” është shkolla e parë jopublike në qarkun e Beratit, e ideuar nga z. Irfan Ngjeqari dhe e konkretizuar nga znj. Resmije Ngjeqari.
Shkolla e suksesshme
Vetëm shkolla 9-vjeçare ka marrë më shumë se 100 çmime në konkurse dhe olimpiada gjatë 15 viteve të para. Gati të gjithë nxënësit që e kanë përfunduar këtë shkollë kanë vijuar dhe përfunduar arsimin e lartë brenda ose jashtë vendit.
-
1999
Miratohet nga MASH me Urdhrin e Ministrisë nr. 145, datë 4 nëntor 1999.
-
2000
Shkolla i çel dyert më 11 janar. Në vitin e parë e frekuentojnë 118 nxënës. Drejtues të parë: z. Hysen Guri drejtor didaktik, z. Polizoi Bakra drejtor administrativ dhe znj. Resmije Ngjeqari administratore e përgjithshme.
-
2001
Në shtator hapen kopshti i fëmijëve dhe gjimnazi, me drejtor z. Roland Kusta.
-
Sot
Mbi 200 nxënës në arsimin 9-vjeçar, 50 fëmijë në kopsht dhe mbi 180 nxënës në gjimnaz.
SYNIMI I SHKOLLËS
Nxitja e interesit dhe e aftësisë te nxënësit për të mësuarit e vazhdueshëm.
Objektivat tona
Objektiva të matshme, të vendosura në fillim të vitit shkollor mbi bazën e diagnostikimit të nxënësve në të gjitha lëndët.
- Të fitojmë pesë çmime në olimpiada.
- Mbi 40% e nxënësve maturantë të vlerësohen me nota 8, 9 dhe 10 në provimet e Maturës Shtetërore D1, D2 dhe D3.
- Në të gjitha klasat e gjimnazit të ulim në nivelin 15% numrin e nxënësve ku aplikohen objektiva minimalë.
- Diferencat deri në dy nota midis vlerësimit të mësuesit dhe vlerësimit në provimet e Maturës Shtetërore të jenë nën 15%.
- Gjimnazi ynë të renditet në tre gjimnazet më të mirë të rajonit për arritjet e nxënësve.
DREJTIMI
Fjala e CEO-s
Ne frymëzojmë mendjet e reja për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Drejton Gjimnazin Jopublik “Irfan Ngjeqari” që nga viti 2017: fillimisht si drejtoreshë e shkollës dhe, që nga viti 2020, si CEO.
Është avokate ndërkombëtare me doktoraturë në Inteligjencë Artificiale dhe Burime Njerëzore. Drejton gjithashtu studion ligjore HN Legal Studio dhe ASR, programin e robotikës dhe të edukimit STEM, dhe është pjesë e komunitetit Forbes Under 30 në fushën e arsimit.
Çdo fëmijë që hyn këtu ka diçka që ia vlen të zbulohet. Puna jonë është ta gjejmë atë dhe ta ndihmojmë të rritet: në klasë, në laborator, në fushë dhe përtej tyre.
Haris Ngjeqari
CEO e Gjimnazit Jopublik “Irfan Ngjeqari”
- Mësim modern dhe inovativ
- Përgatitje për një botë globale
- Zhvillojmë liderët e së nesërmes
Na vizitoni
Na gjeni në Berat
- Adresa
- Lagja Kombinat, PWHP+769, Berat, Shqipëri
- Orari
- E hënë – e premte: 07:30–17:00
E shtunë – e diel: mbyllur - Telefon
- +355 69 453 7002